SINOPSISI
Viti ’99, Kosova është përfshirë në luftë, ngjashëm edhe qyteti i Gjakovës. Katër personazhe janë të ngujuara në një shtëpi . Njëri nga ta ka nevojë të dalë jashtë për te marr diçka, por nuk guxon nga snajperistët serbë, të cilët nuk lejojnë që të lëvizë askush. Duhet të presin derisa të bjerë nata, por atëherë do të jetë shumë vonë…Të gjithë janë në dilemë : të dalin apo të mos dalin!
BIOGRAFIA
I lindur më 27.03.1982 në Prishtinë. Ka diplomuar ne Fakultetin e Arteve – Regji Filmi në Prishtinë. Disa vite ka punuar si kameraman në televizionin kombëtar “KTV”. Po ashtu, është bashkëthemelues i Kompanisë për prodhimin e filmave “Frame” ku edhe aktualisht punon. Ka realizuar disa filma të shkurtër, të luajtur dhe dokumentarë. Është pjesëmarrës në disa festivale kombëtare dhe ndërkombëtare.
|